Inspektorati urdhëron mbylljen e lojërave zbavitëse në Viti

Lajme

Inspektorati urdhëron mbylljen e lojërave zbavitëse në Viti

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:59

Vendosja e lojërave zbavitëse në afërsi të banesave, si dhe institucioneve publike, brenda qytetit të Vitisë, ka ngjallur reagimin e qytetarëve dhe të përfaqësuesve të institucioneve.
Për pasojë, u.d. të drejtorit të Inspektoratit të kësaj komune, Skënder Ahmeti, ka thënë se Inspektorati tashmë ka marrë masa ndaj këtyre lojërave dhe ka urdhëruar ndërprerjen e veprimtarisë.

“Pas ankesave të qytetarëve, si dhe të prindërve, që nga dita e sotme kemi marrë masat dhe kemi urdhëruar ndërprerjen e veprimtarisë së këtyre lojërave zbavitëse, dhe jemi duke shqyrtuar hapat e tjerë për tejkalim të afatit të lejes nga pronari i këtyre lojërave”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat