Ramiz Kelmendi: Mustafa e Haradinaj po mbahen për kashte

Lajme

Ramiz Kelmendi: Mustafa e Haradinaj po mbahen për kashte

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:44

Ramiz Kelmendi deputet i PDK-së, ka kritikuar ish shefin e tij të partisë Ramush Haradinaj dhe liderët tjerë të bllokut opozitar, se me veprimet e tyre politike kanë bllokuar zhvillimin ekonomik të vendit, dhe i kanë varur shpresat te nenet 126 dhe 127 të vendimit të Kushtetueses, nene të cilat ai i ka vlerësuar si fije kashte.
Kelmendi përmes një komenti në Facebook, veprimet e liderëve të bllokut i ka cilësuar si inatçore, duke thënë se kokëfortësia dhe inati, nuk janë virtyte të politikanit.

Ai ka kërkuar respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij, solli një vendim në kuadër të zgjidhjes se ngërçit politik.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative dhe të gjithë deputetët duhet respektuar këto vendime, edhe pse ky vendim nuk korrenspondon me qëndrimet e liderëve të tyre politik. Disa lider të bllokndërtimit të institucioneve thirren për nenin 126.127 (“mbaju për kashte” si thotë fjala popullore ) të po këtij vendimi të Kushtetueses. Këtu gjetën pëlqimet e veta apo arsyeshmërinë e qëndrimeve të veta, po ju rikujtoj se këto nene të vendimit të Kushtetueses i motivojnë deputetët të vendosin duke u bazuar në Kushtetutë”.

Tutje, Kelmendi ka thënë se liderët e bllokut nuk po u besojnë deputetëve të tyre dhe kanë planifikuar që të mos i lënë në seancë gjatë momentit kur do të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit.

“Gjithashtu i bëjnë me dije votuesit se deputeti ka votuar konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, jo për ndonjë arsye financiare apo tradhti ndaj votuseve dhe qëndrimit politik të liderëve, por duke e ditur këtë mundësi të deputetëeve, liderët planifikojnë t’i largojnë deputetët nga pjesëmarrja ne seancë, dhe në këtë kontest të qëndrojnë vetëm me militantet ekstrem. Me këtë dëshirojnë të sigurohen se nuk do këtë votues në kundërshtim me liderët”.
Pronari i kompanisë “Elkos”, ndër më të mëdhatë në Kosovë, ka folur edhe për dëmet që janë duke iu shkaktuar ekonomisë së vendit nga ky ngërc politik dhe institucional.

Sipas tij janë duke u bërë dëme të pariparueshme ekonomike për vendit, situatë e cila do të mund të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Nga kjo situatë sipas Kelmendit, kanë ngecur investimet në infrastrukturë, investitorët e brendshëm ngecin me implementimin e projekteve të reja, investitorët e jashtëm të interesuar për të investuar në Kosovë, po i orientojnë projektet e tyre në vendet e rajonit, dhe dëm i madh po i shkaktohet edhe Misionit të Ri që kishte për qellim të investimit mbi 1.5 miliardë EUR, nga këto 500 milion EUR, në bujqësi, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në rritjen e punësimit të mbi 200 mijë qytetarëve të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat