Shpend Ahmeti: Ismet Beqiri mori banesë me dallavere

Lajme

Shpend Ahmeti: Ismet Beqiri mori banesë me dallavere

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 20:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë për Puls në KTV, tha se sfida kryesore e kësaj komune mbetet shpronësimi.
Ahmeti tha se në Prishtinë ka toka të shpronësuara pa ligjshëm me hektarë. Madje, kryetari i Komunës, tha se në të kaluarën, politikanët në vend kanë përfituar edhe banesa deri në 120 metra katrore.
Ai përmendi rastin e Ismet Beqirit që është deputet i LDK-së.
“Komuna ja jep atij në shfrytëzim, pastaj kalon ligji për privatizim. Dhe pas asaj, ata insistojnë që ta fusin në ligj edhe banesat e dhëna pas luftës, dhe pastaj ajo blihet për çmim të lirë. Për shembull, një banesë 9 mijë euro dhe tjetra 11 mijë euro, me 120 metra katrore. Po flas për Ismet Beqirin e Arsim Janovës”, tha Ahmeti.
Më tej, ai foli edhe për dënimin në rastin e gjykatësit, Nuhi Uka. Ai ka kritikuar edhe dënimin e dhënë në këtë rast.
“Na kemi këtu njerëz që kanë vjedh dru dhe për dy metra dru kanë marrë dënim me nga 6 muaj, ndërsa dikush që i shkakton dëme pronës shoqërore, dënohet dy vjet me kusht”, tha ai.
Më tej, kryetari Ahmeti tha se do të kërkojmë auditimin e të gjitha vendimeve që kanë marrë këta gjykatës.
Ndryshe, Ahmeti mendon se jo vetëm në Prishtinë, por edhe shteti i Kosovës është kapur nga krimi dhe për këtë, duhet punë jo vetëm e një apo dy njerëzve por e të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat