Rreth 760 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë këtë sezon turistik

Lajme

Rreth 760 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë këtë sezon turistik

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 09:35

Kosova zë rreth 16% të numrit të përgjithshëm të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij sezoni turistik. Policia Kufitare thotë se hyrjet në Shqipëri përmes pikëkalimit kufitar Morinë-Vermicë gjatë këtij sezoni kanë qenë 40 mijë persona më shumë se në sezonin e kaluar.

Shirat e vjeshtës kanë filluar, duke shënuar njëherësh përfundimin e sezonit turistik në Shqipëri, ose më saktë turizmin e rërës dhe diellit.

Ndërkohë që Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Kukës ka bërë publike hyrje-daljet nga pika e kalimit kufitar Morin-Vermicë, kryesorja që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Gjatë sezonit turistik të këtij viti (qershor, korrik, gusht), sipas statistikave të Policisë Kufitare kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri rreth 760 mijë shtetas me rreth 222.360 automjete.

Ndërkohë në Shqipëri gjatë këtijë sezoni turistik (qershor, korrik, gusht), në bazë të statistikave të publikuara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, llogariten të kenë hyrë nga të gjitha pikëkalimet kufitare tokësore, detare, ajrore e liqenore rreth 4.745.895 shtetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat