“Dr. Vdekja” i rastit “Medicus” jeton në Amsterdam, pritet arrestimi

Lajme

“Dr. Vdekja” i rastit “Medicus” jeton në Amsterdam, pritet arrestimi

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 10:16

I ashtuquajturi "Dr Vdekja", i cili është akuzuar për heqje të organeve të njerëzve në Kosovë është zbuluar se jeton në kryeqytetin holandez, Amsterdam, bën të ditur prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi.
Zyra e Krimeve të Luftës e ka gjetur në Amsterdam mjekun turk, Yusuf Sonmez, të cilin mediat e quajnë "Dr Vdekja", për shkak se i akuzuari dyshohet që u ka hequr organet njerëzve në Kosovë, ndërsa që një kohë të gjatë është edhe në listën e më të kërkuarve të Interpolit!
Siç raporton e përditshmja serbe, "Kurir", Sonmez është gjetur pas bashkëpunimit me një dëshmitar, ku prokuroria serbe kishte kontaktuar me mjekun turk përmes e-mail, duke u paraqitur si palë e interesuar për blerjen e veshkave, transmeton Telegrafi.
Rreth gjetjes së "Dr Vdekja" është informuar menjëherë edhe Jonathan Ratel, kryeprokurori i EULEX-it në Kosovë, sepse ai është i akuzuari kryesor në rastin, "Medicus" – tregti me organet.
Ndërsa për këtë janë informuar edhe autoritet holandeze, dhe pritet arrestimi i tij dhe ekstradimi në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat