Italia në kërkim të 2 xhihadistëve nga Kosova, hynë me viza të rregullta

Lajme

Italia në kërkim të 2 xhihadistëve nga Kosova, hynë me viza të rregullta

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 10:30

Italia vihet në alarm për arrestimin e 2 xhihadistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova.
Një hetim sekret mes EULEX dhe prokurorisë së Romës në Itali zbuloi skandalin e shitjeve të vizave hyrëse në Itali përmes selisë së saj diplomatike në Prishtinë, kundrejt një shume prej 3 500 mijë eurosh.
Gazeta e njohur italiane, Republica.it e cila bëri publike pjesë të këtij hetimi shkruan se falë këtyre vizave, të cilat mund të siguroheshin lehtësisht në Prishtinë, 3 xhihadistë shqiptarë nga Kosova kanë hyrë në Itali.

Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur veten në erë në një atentat në Irak ndërsa nuk dihet se ku mund të jetë vendndodhja për dy shqiptarët e tjerë, të cilët, mediat italiane, thonë se mund të mos jenë larguar nga Italia.

“Kanë qenë në Itali. Ishin të tre xhihabistë. Është e pabesueshme por kështu është. Tani ka nisur operacioni për arrestimin e islamistëve të rrezikshëm me origjinë kosovare që dyshohet s e mund të jenë ende në territorin tonë. Njëri hodhi veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa për dy të tjerët s’ka asnjë gjurmë” shkruan sot Tgcom.

Shkarkohet konsulli italian në Prishtinë
Konsulli italian në ambasadën e Prishtinës është larguar menjëherë pasi akuzohet se ka dhënë 3 vizat hyrëse dhe qindra të tjera viza turistike. Konsulli Louis Michael Giffoni, për momentin nuk është në hetim, është shkarkuar me shpejtësi nga ministria e Jashtme italiane muajt e kaluar.
Vizat turistike, të cilat sipas “La Republicca” kushtonin 3500 euro, i gjeje lehtësisht, falë bashkëpunimit mes selisë diplomatike italiane në Prishtinë me një organizatë të njohur në Kosovë, pjesë e së cilës ishte edhe deputeti, djali i ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.
Ajo që mbetet vetëm të pyesim – përfundon shkrimi i të përditshmes italiane- është se a kanë qenë vetëm këta 3 myslimanët xhihadistë me origjinë kosovare që kanë hyrë në mënyrë të rregullt e me vizë në Itali?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat