Seanca konstituive (s’)duhet kushtëzuar

Lajme

Seanca konstituive (s’)duhet kushtëzuar

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 08:11

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka shpallur antikushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit, njëherësh e ka lënë të hapur mundësinë për vazhdim të seancës aty ku ishte mbyllur, ia ka mundësuar Flora Brovinës që ajo t’i thërrasë deputetët në seancë. Por thirrja e seancës është kushtëzuar nga ana e saj.
Ajo këmbëngul se nuk do t’i thërrasë deputetët, derisa liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi. Ky kushtëzim i saj, sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, po ndikon në zgjatjen e kohës së konstituimit të Kuvendit. Sipas tij, mungesa e konstituimit po e dëmton shtetin.

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese, ka thënë se Flora Brovina nuk mund ta kushtëzojë, thirrjen e seancës. Sipas tij, seanca duhet të thirret menjëherë, në mënyrë që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria. Sipas tij, këto dy institucione duhet të konstituohen brenda një muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat