“LDK-AAK-NISMA do t’i udhëheqin institucionet e Kosovës, madje edhe Kuvendin”

Lajme

“LDK-AAK-NISMA do t’i udhëheqin institucionet e Kosovës, madje edhe Kuvendin”

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 28 gusht 2014 Në ora: 10:23

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga deputetët që të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar, ndërsa koalicioni LDK-AAK-NISMA e ka këtë.

Bajram Gecaj, nga LDK-ja, thotë se ky koalicion do ti udhëheqë ë gjitha institucionet e Kosovës, madje sipas tij, do ta marrin edhe postin e Kryetarit të Kuvendit, duke e dërguar kështu PDK-në në opozitë.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA do të udhëheqë të gjitha institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga deputetet që të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar, dhe koalicioni e ka zgjidhjen. PDK-ja do të dalë plotësisht në opozitë, jo pjesërisht. Opozita në këtë kohë do të jetë e dobishme për PDK-në, po edhe për tërë shoqërinë e Kosovës”, thotë Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

Edhe Avni Arifi, këshilltar politik i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, qëndrimi i liderëve të Bllokut është i qartë se as nuk do të ketë negociata për kryeparlamentarin e as nuk do të ketë Qeveri Thaçi.

“Qëndrimi i së martës i liderëve të bllokut ishte i qartë as qeveri Thaçi e as negociata për kryeparlamentarin, koalicioni do ta bëjë Qeverinë”, thotë Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat