Puçi i (pa)suksesshëm i Kushtetueses

Lajme

Puçi i (pa)suksesshëm i Kushtetueses

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:22

Dje u bë publik aktgjykimi i Gjykatës Kushtuese në lidhje me kontestin të cilin e ngriti PDK-ja për konstituimin e Kuvendit të ri dhe të udhëheqjes së tij, shkruan sot në Koha Ditore Flaka Surroi.
Me vendim me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi, pos ta shpallë zgjedhjen e Mustafës kundërkushtetuese dhe ta anulojë pjesën e dytë të seancës konstitutive, që:
1. Te ne, nuk ekziston shumica parlamentare, po veç ajo elektorale;
2. Te ne, Kuvendi konsiderohet funksional vetëm pas dhënies së betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së tij;
3. Te ne, kur të zgjidhet kryetari i Kuvendit në seancën e përsëritur, krejt deputetët duhet me qenë në sallë
4. Nuk ka arsye kushtetuese të shkohet në zgjedhje të reja, porse mund të ketë arsye procedurale...
Para se ta merrte këtë vendim, Gjykata Kushtetuese, fillimisht, e suspendoi punën e Kuvendit të Kosovës, institucionit që e ka themeluar me Kushtetutë dhe detyrat e të cilit i ka përcaktuar me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
Përderisa është praktikë që masat e përkohshme aplikohen te rastet e vendimeve apo edhe të ligjeve të kontestuara, ato nuk do të duhej të keqpërdoreshin për ta suspenduar madje organin më të lartë të pushtetit. E besoj se ky do të ketë qenë rast i paprecedent në parlamentarizmin madje edhe mesatarisht të avancuar në botë.
Pas paraqitjes së njërit nga autorët e Kushtetutës (njëkohësisht njërit nga nënkryetarët e PDK-së) në Interaktiv të hënën mbrëma, Arsim Bajrami, vendimi i djeshëm nuk doli të jetë fare befasi. Paraqitja e tij ishte paralajmërim i qartë i asaj që do të bëhej publike, e përcjellë nga arroganca e ngadhënjimtarit që është i vetëdijshëm se nuk mund të fitojë pa bërë hile.
Dhe hilja, edhe kësaj radhe, u gjet e fshehur te Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur qysh ka vendosur, pa zgjidhur asgjë. Përkundrazi. Vetëm sa ia ka dalë ta ngatërrojë punën edhe më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat