Babai i të dyshuarit për terrorizëm: Lirojeni djalin tim, nuk keni asnjë provë

Lajme

Babai i të dyshuarit për terrorizëm: Lirojeni djalin tim, nuk keni asnjë provë

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 12:57

Mustafë Ahmeti babai i Hafiz Ahmetit i arrestuar së bashku me grupin e akuzuar për terrorizëm thotë se djali i tij është plotësisht i pafajshëm. Unë as avokat s`kam marrë sepse e di që Hafizi s`ka lidhje me akuzat e përfolura. “Lirojeni djalin sepse nuk keni asnjë provë” u drejtohet Mustafa organeve të hetuesisë.
Mustafë Ahmeti ka qenë i bindur se djali i tij Hafizi(1994) do të lirohet i pari nga grupi që është arrestuar për terrorizëm. Mustafa thotë se është zhgënjyer dhe mërzitur kur nuk e ka parë emrin e Hafizit me ata që janë liruar dje.

“Unë s`kam marrë as avokat sepse e di që djali im është plotësisht i pafajshëm. Hafizi është më i riu nga të gjithë të arrestuarit dhe asnjë provë deri tashti nuk e kanë që ai të akuzohet” shprehet ai, raporton rajonipress.

Mustafë Ahmeti thotë se hetuesit dhe prokuroria duhet ta shpejtojnë rastin dhe ta lirojnë Hafizin sepse ai s`ka asnjë lidhje direkte apo në forma të ndryshme me të dyshuarit e tjerë.”Lirojeni djalin sepse nuk keni prova e as dëshmi” porosit Mustafa organet hetuese.

Mustafa tha se ka pritur që djali i tij të fejohet dhe të punësohet këtë vit dhe nuk e ka menduar asnjëherë se ai do të burgoset.

Hafiz Ahmeti (1994) është arrestuar nga policia së bashku me grupin prej 40 vetave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat