A është hapur loja për shitjen e deputetëve!?

Lajme

A është hapur loja për shitjen e deputetëve!?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 gusht 2014 Në ora: 16:55

Gjykata Kushtetuese mori vendim, që duket se favorizon ambiciet e PDK-së për të krijuar institucionet, kryetarin e Kuvendit dhe të qeverisë. Ky vendim, tashmë duket ti ketë hapur sërish rrugë spekulimeve se tashmë ndodhen në treg disa deputetë që mund të ndërrojnë kampin, në dobi të PDK-së, që kjo të mund të formojë qeverinë, si zotëruese e të drejtës për ta propozuar e para kandidatin për kryeministër.

Gjithashtu flitet se, në këtë situatë PDK-ja i ka të paktën 6 deputetë nga partitë e Bllokut, kryesisht të LDK-së dhe një të AAK-së, që do të votojnë për kandidatin e PDK-së.

Por, këto qëndrime të PDK-së i hedh poshtë, deputeti i LDK-së, Arben Gashi. Ai thotë se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo parti nuk do të lejojë që vendi të mbetet pa institucione dhe të vazhdojë abuzimi i qeverisë në largim.

Avni Arifi, këshilltar politik i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, PDK-ja do ta aktivizoj logjikën e nëntokës, por do të dështojë.

“E di sigurtë që Partia Demokratike e Kosovës do të aktivizoj logjiken e nëntokës me të gjitha kapacitetet. Por do të dështojë”, thotë Arifi për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat