Jahjaga: Vdekja e Ahmet Spahiut, humbje e madhe

Lajme

Jahjaga: Vdekja e Ahmet Spahiut, humbje e madhe

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 15:29

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Spahiu me rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur, Ahmet Spahiu.

Në telegramin e presidentes Jahjaga thuhet:

E nderuara familje Spahiu,
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e aktorit të mirënjohur dhe shumë të respektuar Ahmet Spahiu. I ndjeri do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për kinematografinë kosovare përmes jetësimit të veprave artistike në teatër, film dhe në televizion.
Vdekja e tij është humbje e madhe për ju e nderuara familje Spahiu, për komunitetin artistikë të Kosovës, për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Atifete Jahjaga,
Presidente e Republikës së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat