Mërgimtarët dërguan për 10 vite 5 miliardë euro në Kosovë

Lajme

Mërgimtarët dërguan për 10 vite 5 miliardë euro në Kosovë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 22:23

Më saktësisht për 10 vite mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë.

Ndërkohë në tremujorin e parë të këtij viti janë dërguar 130.8 milionë në Kosovë nga mërgata, krahasuar me tremujorin e parë të 2013-ës, kur kishim 127.8 milionë, ka një rritje për 3 milionë, thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka vlerësuar lartë kontributin e diasporës për ekonominë e kosovës.

Makolli ka thënë se sidomos gjatë tre muajve vërehet në çdo centimetër të Kosovës kontributi i mërgatës.

“Efekti i ardhjes së diasporës në Kosovë është jashtëzakonisht i madh, sepse gjatë këtyre muajve qarkullojnë miliona e miliona euro. Këta 3 muaj janë më të mirët që i shohim ne në Kosovë”, thotë Makolli.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Alban Hashani, sqaron se kontributi i diasporës vjen në dy forma. Sipas tij, diaspora sjellë shumë të mira për vendin dhe e rrit fuqinë blerëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat