Berishaj: Ndikimi i politikës për mua është i papranueshëm

Lajme

Berishaj: Ndikimi i politikës për mua është i papranueshëm

Më: 24 prill 2014 Në ora: 22:12

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj, me optimizëm thotë se do t’i vë në rend parregullsitë që janë shfaqur kohëve të fundit në Universitetin e Prishtinës.
Për aq kohë sa do të jetë udhëheqës i këtij institucioni, Berishaj thotë se nuk do të lejojë të ndikohet nga politika.

Nëse diçka nuk i shkon sipas vijës së planifikuar gjatë punës në Universitetin e Prishtinës, tërheqja do të jetë e menjëhershme, ka thënë ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

“Për mua është e pa pranueshme që ta zëmë nëse në një degë pranohen 80 vetë fillimisht, dhe vjen vendimi që të shtohet numri i të pranuarve, të hyjë i 280 –i para të 81-tit”, ka thënë Berisha.
Ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj, shprehet tejet optimist se gjatë kohës sa do ta drejtojë këtë institucion të dijës, do të bëjë shumë ndryshime pozitive.

Berishaj, në emisionin “Rubikon”, ka thënë se komisioni për verifikimin e titujve akademikë shumë shpejt do të kompletohet edhe me pesë anëtarë shtesë nga rajoni, të cilët do të vërtetojnë punimet shkencore të gjithë profesorëve.
“Sa i përket publikimit të CV-ve të të gjithë profesorëve në uebsajtin e UP-së, ka thënë se janë duke u grumbulluar kopjet, ndërsa shumë shpejt edhe do të publikohen”, ka thënë Berishaj.

Por ai ka thënë se ky proces nuk po del të jetë edhe aq i lehtë..
Berishaj ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Thaçi për uljen e çmimeve së semestrave, duke thënë se ky nuk do ta rrezikojë buxhetin e UP-së.

Krejt në fillim ai ka thënë se e ka ditur që nuk do të ketë lehtë, dhe për këtë është bindur.
“Por megjithatë po ecë”, ka thënë ai, teksa ka thënë se një muaj, bashkë me stafin e tij e ka kaluar vetëm duke fotografuar gjendjen, dhe duke caktuar prioritetet.
Berishaj nuk ka thënë prerazi nëse do të konkurrojë për të qenë në krye të menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës, teksa ka thënë se një gjë e tillë nuk e brengos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat