Vazhdojnë paqartësitë rreth ujit të pijes

Lajme

Vazhdojnë paqartësitë rreth ujit të pijes

Më: 23 prill 2014 Në ora: 13:08

Kanë vazhduar edhe sot informatat kuntradiktore ndërmjet Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, lidhur me cilësinë e ujit që iu ofrohet qytetarëve te Prishtinës.
Derisa zyrtarët e Ujësjellësit thonë se uji është i përshtatshëm për pije dhe është brenda standardeve të lejuara, në anën tjetër në Institutin Kombëtarë thonë se për shkak të ndotjes qytetarët nuk preferohet ta konsumojnë ujin për pije që vjen nga Liqeni i Batllavës.

Rezultatet e dala nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik i Kosovës, tregojnë se uji që vjen nga liqeni i “Batllavës’’ nuk mund të përdoret për pije. Ndërsa Ilir Abdullahu, drejtor teknik në Kompaninë e Ujësjellësit rajonal “Prishtina”, thotë se Instituti Kombëtar duhet të dalë me informacione të reja rreth mostrave që ka marr në ditën e djeshme, sepse analizat që i kemi bërë ne janë të kundërta me ato të Insitutit.

"Nga laboratori ynë qendror dhe nga mostrat që janë marr edhe dje edhe pardje edhe sot, uji është konform ujit të pijes. Duhet që Instituti përsëri të dal me informacione të reja me mostra që i ka marr në ditën e djeshme për arsye se ato mostra duhet të jenë gati dhe të dinë se çfarë uji po pinë".
Qendra e monitorimit të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është fjala e fundit sa i përket vlersimitë të ujit, tha për radio Kosovën, Burbuqë Nushi.

"Parametri turbullir është parametër ndikues që do të thotë nuk ka mundësi me ndiku në shëndet, mirëpo vetë pamja e ujit të turbullt nuk tolerohet. Andaj qytetarëve ju këshillohet që ujin për pije dhe për përgatitje të ushqimit ta sigurojnë dikah tjetër".

Ndërsa qytetaret shprehen se janë të hutuar se si të veprohet në këtë rast.

Ndërsa sa i përket reduktimeve të shtuara të ujitë ditëve të fundit, Abdullahu thotë se ato vijnë si pasojë e turbullimit të ujit. Sipas tij, që nga java e ardhshme furnizimi me ujë pritet të përmirësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat