Qeveria ndal për pesë muaj pensionet e shurdhë-memecëve

Lajme

Qeveria ndal për pesë muaj pensionet e shurdhë-memecëve

Më: 21 prill 2014 Në ora: 22:11

​Qindra shurdhmemec ka pesë muaj që nuk po marrin pensionin e tyre që përbehet prej një shume prej 60 euro.

Siç raporton Klan Kosova, rreth një mijë persona kanë mbetur pa këtë shumë të cilët janë refuzuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

E të shurdhrit janë revoltuar nga kjo çështje, duke e cilësuar si të padrejtë atë që po ua bënë qeveria.

“Në familjen time jemi gjashtë anëtarë, të gjithë jemi të shurdhur. Kemi probleme financiare sepse jemi larguar”, ka thënë Faton Parduzi njëri nga të shurdhrit.

Drejtori i Shoqatës së të shurdhëve të Kosovës, Enver Kurtalani thotë se kësaj kategorie po u shkelen të drejtat.

“Personat e shurdhër janë persona me aftësi të kufizuar dhe nuk është arsyetim që ata nuk kanë aftësi të kufizuar të përhershëm”, ka thënë Kurtalani.

Ligji për personat me aftësi të kufizuar është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetja dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Suzanë Noveberdaliu e ka vlerësuar si diskriminues.

Ndërsa në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë se janë duke u bërë hetime se mos janë bërë dallavere.

“Për hir të korrektësisë Ministria e Punës është duke punuar në këtë drejtim. Është duke koordinuar një grup punues për të bërë një modifikim të një udhëzimi administrativ për të shikuar ato modalitete, pasi që janë shumë të nevojshme për të bërë një rifreskim të tërë këtyre proceseve”, ka thënë Behgjet Gaxhiqi, zëdhënës në këtë ministri

Mirëpo ky i fundit nuk ka treguar se nga cilët mjekë përbëhet komisioni, me arsyetimin se kjo është punë e ministrisë e jo e mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat