Komandanti turk i KFOR-it turk takon Hazirin

Lajme

Komandanti turk i KFOR-it turk takon Hazirin

Më: 15 prill 2014 Në ora: 22:21

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it turk, Zorlu Topaloglu, të cilin e ka njoftuar për bashkëpunimin e mirë që Komuna e Gjilanit do ta ketë me KFOR-in turk dhe qeverinë turke në të mirë të qytetarëve.

Në këtë takim, kryetari Haziri ka thënë po ashtu se bashkëpunimi është shumë i mirë edhe me komunitetin turk në Gjilan, duke konfirmuar se do t’i ndihmojmë ata për t’ua zgjidhur problemet e tyre.

Në takimin mes Hazirit dhe Zorlu Topaloglu është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Gjilan, e cila, u vlerësua e qetë dhe stabile.
Kreu i KFOR-it turk, Zorlu Topaloglu, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mirë që do ta kenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat