Tahiri i shkruan letër Ahmetit për Gërmin

Lajme

Tahiri i shkruan letër Ahmetit për Gërmin

Më: 14 prill 2014 Në ora: 14:50

Ish kandidati për kryetarë të komunës së Prishtinës, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka shkruar një letër kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në letrën drejtuar Ahmetit, Tahiri ka thënë se kërkojmë të merrni vendim për mbylljen për qarkullim të veturave dhe automjeteve tjera në hapësirën e Parkut të Gërmisë.

“Pas ngjarjes së fundit, ku në një aksident rrugor në Parkun e Gërmisë, humbi jetën një i ri, në emër të Aleancës për Prishtinën kërkojmë nga ju si kryetar i Komunës së Prishtinës të merrni vendim për mbylljen për qarkullim të veturave dhe automjeteve tjera në hapësirën e Parkut të Gërmisë.
Duke qenë të angazhuar në ofrimin e sa më shumë hapësirave të gjelbëruara, ne të gjithë së bashku si qytetarë, subjekte politike dhe përfaqësues institucional duhet të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme që të gjitha parqet të kenë trajtim të barabartë dhe prioritar në raport me investimet kapitale.
Ndërkaq, sa i përket lëvizjes së banorëve të fshatit Butovc, propozojmë që qarkullimi të rregullohet me leje të posaçme”, thuhet në letrën e Tahirit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat