Qeverisja e LDK-së nis nga qershori e tutje

Lajme

Qeverisja e LDK-së nis nga qershori e tutje

Më: 10 prill 2014 Në ora: 16:44

Sipas Kelmendit LDK-ja është më e gatshmja prej partive politike që të shkoj në zgjedhje, duke marrë parasysh se është testuar forca e saj në zgjedhjet lokale.
Ndonëse ka nisur shpalosjen e programit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk po tregon se kur do të jetë e gatshme për rrëzimin e Qeverisë apo shpërndarjen e Kuvendit. Tani në Kuvendin e Kosovës Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike janë të barabarta për nga numri i deputetëve, që të dyja i kanë nga 29.
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thekson se LDK-ja është duke i shikuar alternativat për rrëzimin e qeverisë apo edhe për shpërndarjen e kuvendit.
“Ne i kemi të gjitha alternativat në tavolinë edhe për rrëzim të qeverisë edhe për shpërndarje të kuvendit dhe po presim shumë shpejt që të caktohet data e zgjedhjeve”, tha Hoti të mërkurën gjatë një konference për medie.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i PDK-së Hashim Thaçi gjatë një takimi të përbashkët ishin marrë vesh për shpërndarjen e Kuvendit deri në muajin qershor. Mirëpo përveç tentativës së AAK-së për votëbesim ndaj qeverisë në Kuvend nuk është parë të hidhet ndonjë hap në këtë drejtim.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat