A po dorëzohet mafia e ndërtimit!?

Lajme

A po dorëzohet mafia e ndërtimit!?

Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:05

Prokuroria e rastit pretendon se duhet të intervistojë, si të përfshirë në një formë a tjetër, në këtë rast edhe Bedri Prishtinën, pronarin e kompanisë “Tregtia”.

Duket se ka filluar të dorëzohet mafia e ndërtimit në Kosovës. Pas arrestimeve të bëra të disa zyrtarëve të komunës së Prishtinës, kanë nisur hetimet ndaj bizneseve të dnërtimit. Për më shumë se një dekadë ka filluar të flitet për një mafi ndërtimi pas së cilës qëndron politika, njerëz të fuqishëm të saj. Sipas informacioneve nuk ka një grup të caktuar politik, tek ky interes shprishen kufijtë partiak dhe ideologjik.
Por, a do t’ia arrijë drejtësia të shemb këtë sistem gjysmë mafioz të ndërtuar nga politika.

Arrestimet e fundit të cilat ndodhën javën e kaluar në kryeqytet kanë ngjallur shpresën se edhe në Kosovë, në vendin me shkallën më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka filluar të bëhet drejtësi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat