Thaçi shkon edhe të baba Sheh!

Lajme

Thaçi shkon edhe të baba Sheh!

Më: 7 prill 2014 Në ora: 12:18

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon ta ‘shkelë’ gati çdo pëllëmbë të vendit. Nga Brezovica e deri në Mitrovicë, i pari i ekzekutivit takohet gati me secilin që i del përpara. Fushata ‘dorë me dorë’ e shefit të qeverisë të dielën ka mbërritur në Gjakovë.

Partia Demokratike e Kosovës dega -Gjakovë dje ka mbajti kuvendin e IV zgjedhor të gruas demokratike. Në mesin e të pranishmëve ishte dhe Thaçi, i cili shpalosi agjendën e tij duke i dhënë prosperitet fuqizimit të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje.

Pas këtij Kuvendi, kreu i PDK-së bashkë me kryetarin e PDK-së për Gjakovë, Hajdar Beqaj dhe ministrin e Financave, Besim Beqaj kanë vizituar Teçën e Sheh Eminit. Ata janë pritur nga Sheh Ruzhdia, Sheh Sylejmani dhe shumë besimtarë tjerë bektashi të të Teçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat