Kompanisë “Trepça” i shqiptohet gjoba prej 1 mijë euro, nuk i pagoi 60 praktikantë

Lajme

Kompanisë “Trepça” i shqiptohet gjoba prej 1 mijë euro, nuk i pagoi 60 praktikantë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Këtë të martë, Inspektorati i Punës ia ka shqiptuar masën ndëshkimore prej një mijë euro kompanisë “Trepça” për mospagesën e 60 praktikantëve.

Ky është vendimi i dytë që i shqipton gjobë “Trepçës” pasi herën e parë më 2023 kur Inspektorati e kishte gjobitur “Trepçën”, kjo e fundit kishte ushtruar ankesë dhe ishte bërë edhe një riinspektim.

“Inspektorati i Punës si organ i shkallës së parë, anulon dhe rivendos vendimin 02V-50/23/1607 të datës 01.11.2023 dhe më 05.03.2024 nxjerrë këtë Vendim për shqiptimin e masës ndëshkimore”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Bazuar në nenin 4 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ankesa ndaj vendimit nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat