Serbët nga Kosova, protestë para ambasadës amerikane në Beograd

Lajme

Serbët nga Kosova, protestë para ambasadës amerikane në Beograd

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:40
Serbët nga Kosova, protestë para ambasadës amerikane në Beograd

Para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, filloi tubimi “Liria nga frika” i organizuar nga serbët e Kosovës.

“Dëshiroj që të mos jemi kurrë skllevër dhe të dëgjojmë gjithmonë ndërgjegjen tonë. Ta duam gjithmonë Kosovën tonë”, tha një nga organizatorët e protestës duke iu drejtuar turmës.

Ai theksoi se ata po qëndrojnë para pragut të fuqisë më të madhe botërore, me të cilën ishim bashkëluftëtarë në dy luftërat botërore dhe vuri në dukje se si u ndjenë serbët e mbledhur kur u larguan nga Kosova.

“Ne i lamë shtëpitë, arat dhe livadhet për të kuptuar se çfarë na goditi”, theksoi ai.

Ai iu referua nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimit të Rezolutës 1244, ndërsa kujtoi se Kombet e Bashkuara janë institucion i krijuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kanë kaluar 20 vjet nga Kumanova. Ata treguan se këto dy dokumente janë vetëm një shkronjë e vdekur në letër. “Asgjë nuk është e shenjtë për askënd,” tha ai.

Siç kanë paralajmëruar organizatorët më herët, plani është që t’i dërgohet një letër ambasadës me ide se si mund të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat