Drejtori i Telekomit të Serbisë: Kem bërë kallëzim penal kundër kryetarit të Leposaviqit

Lajme

Drejtori i Telekomit të Serbisë: Kem bërë kallëzim penal kundër kryetarit të Leposaviqit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:30
Vlladimir Lluçiq

Drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Serbisë Vlladimir Lluçiq ka thënë se është paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi për shkak se, sipas fjalëve të tij, “ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka shkatërruar pronën private dhe me dashje ua ka ndërprerë sinjalin e telefonisë mobile për serbët”. Për incidentin ai e ka informuar edhe bashkësia ndërkombëtare.

Rreth 5.000 qytetarë në veri të Kosovës kanë mbetur pa sinjal në celular, për shkak të ndërprerjes së sinjalit të radiolidhjes për repetirorin e MTS. Punonjësit e MTS-së u përpoqën ta eliminojnë defektin në stacionin bazë i cili është në kulmin e ndërtesës së komunës së Leposaviqit, por ata u penguan nga kryetari i komunës Lulzim Hetemi”, ka pretenduar Lluçiq.

Drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Serbisë, Vlladimir Lluçiq ka thënë se mosfunksionimi është shkaktuar nga punimet që janë kryer në kulmin e ndërtesës së komunës së Leposaviqit.

“Ka pasur një ndërprerje të qëllimshme të sinjalit tonë nga operatori tjetër mobil Vala, të cilit, meqë ra fjala, këta përfaqësues aktualë të komunave, të cilët padyshim janë përkohësisht atje, po mundohen të japin sa më shumë leje, që ta mbulon Veriun. Pastaj ai jo vetëm që ndërtoi repetitorin e tij mbi ndërtesën e komunës, por edhe e ndërpreu lidhjen tonë”, ankohet Lluçiq.

Ai ka pretenduar se “defekti do të korrigjohet sot me rrugë alternative dhe se qytetarët në veri të Kosovës do të marrin sinjal”, por edhe se “nuk do të lejojë që ky incident të harrohet”.

“Kemi bërë kallëzim penal kundër Lulzim Hetemit sepse “ka keqpërdorur rëndë pozitën e tij zyrtare, ka shkatërruar pronën private dhe me dashje ka ndërprerë sinjalin në celularët e njerëzve, vetëm sepse janë serbë, dhe në fakt neve është ndërprerë sinjali dhe na janë marrë pajisjet, vetëm sepse ne jemi kompani serbe”, është anuar Lluçiq në televizionin serb RTS.

Ai ka thënë se për këtë i kanë njoftuar të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar.

Lluçiq gjithashtu ka deklaruar se telefonia fikse, interneti dhe televizioni nuk janë ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat