Defekt në sistemin softuerik të Interpolit: Krejt qytetarët e Kosovës “në kërkim” në një pikë kufitare me Malin e Zi

Lajme

Defekt në sistemin softuerik të Interpolit: Krejt qytetarët e Kosovës “në kërkim” në një pikë kufitare me Malin e Zi

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Për disa orë, qytetarë nga Kosova kanë pritur në pikën kufitare në Bozhaj mes Malit të Zi e Shqipërisë, si pasojë e një problemi softuerik i cili “i ka vendosur të gjithë kosovarët në kërkim prej Interpoli”.

Mediumi malaez “Vijesti” raporton se problemi është zgjidhur rreth orës 20:30.

Sipas këtij raportimi, sistemi i Interpolit e ka treguar në vazhdimësi një paralajmërim: “Gjej”, që nënkupton për dokumente dhe persona që kërkohen nga sistemi ndërkombëtar i policisë.

Problemi është paraqitur në softuerin e Interpol-it, dhe për të paktën tri orë, tregonte vetëm se po kërkoheshin dokumente nga Kosova.

Më pas, nga policia kanë konfirmuar për mediumin që problemi është zgjidhur, dhe më pas, të paktën tetë qytetarë nga Kosova janë liruar për të vazhduar rrugën për në Prishtinë.

Po ashtu, raportohet se ka qenë e qartë për zyrtarët policorë që ka pasur një problem në aplikacionin e Interpol, por për shkak të kontrollave, nuk kanë mundur t’i lënë qytetarët nga Kosova që të kalojnë.

“Ndodhë shumë rrallë” – raportohet se ka thënë burimi nga policia për mediumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat