Nënshkruhen sot kontratat e 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues

Lajme

Nënshkruhen sot kontratat e 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues

Më: 12 janar 2024 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot do të mbajë ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues të rinj të gjeneratës së 44-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena HAXHIU, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail DIBRANI dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.

Ceremonia mbahet në objektin e ish- Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat