Shënohet Dita e Gruas Rurale – Peci: Në vitin 2022 gratë kanë përfituar 7.2 milionë euro grande

Lajme

Shënohet Dita e Gruas Rurale – Peci: Në vitin 2022 gratë kanë përfituar 7.2 milionë euro grande

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:32
Faton Peci

Me rastin e Ditës së Gruas Rurale, EcoKoswomen ka organizuar Panairin ku gratë nga zonat rurale kanë ekspozuar dhe shitur produktet e tyre. Nga të pranishmit u tha se kjo ditë festohet me qëllim që të vlerësohet kontributi i grave në bujqësisë dhe të dëshmohet puna e palodhshme e tyre.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Fatoni Peci, tha se gratë e kanë dëshmuar se gratë e kanë dëshmuar nikoqirllëkun gjatë gjithë jetës.

Ai madje tha se në vitin 2022 në kuadër të programit të grandeve gratë kanë përfituar 7.2 milionë euro.

Për mua është kënaqësi që në emër të Ministrisë së Bujqësisë të jem në shënimin e këtij aktiviteti, e kush më mirë se sa gratë janë ato të cilat e kanë demonstrua edhe nikoqirllëkun gjatë gjithë jetës, unë si ministër në vitin e kaluar isha pjesë e këtij Panairi dhe pata bërë një zotim se gratë do të jene pjesë e rëndësishme”.

“…sot para se të vijë këtu unë pash njëherë edhe statistikat së çka flasin në kuadër të programit për grande për vitin 2022 ne kemi një rekord të përkrahjes dhe do ta ndajë me ju shifrën të konsiderueshme, pra 7.2 milionë euro në kuadër të programit të grandeve për vitin 2022 janë përfituese femrat”.

Danila Qoqa, nga “EcoKosËomen”, tha se është e rëndësishme që të festohen të arriturat e shumta të grave në bujqësi.

“Dita e Grave rurale shërben si një kujtesë për të njohur rolin jetik që këto gra luajnë në modelimin e peizazhit bujqësor. Është një mundësi për të festuar arritjet e tyre”.

Vlora Tushi, shefe e zyrës së UN women në Kosovë, tha se do të vazhdojnë që të mbështesin këto gra që janë shtyllë e shoqërisë.

“Tema globale e grave është gratë rurale kultivojnë ushqimin për të gjithë ne, kjo temë ka një qëllim për ngritjen e vetëdijes për të gjithë në, grat rurale veç se ndihmojnë dhe kultivojnë ushqimin për të gjithë botën. Ne si UN women, premtojmë që do të vazhdojmë të jemi mbështesë për këto gra”.

Xhyla Vllahiu, nga Podujeva tha se përkrahja e institucioneve në këtë kohë nuk po mungon.

“Unë këtu po shesë pite fli, pestil, dhe vijë nga Sekorqës së Podujevës, tash e kemi përkrahjen më shumë prej institucioneve”.

Edhe Elmije Bytyqi, nga komuna e Prishtinës, tha se produkte e tyre janë cilësore, falë edhe mbështetjes së Komunës e Ministrisë.

“Unë për momentin po shesë molla, domatina. Vij nga fshati Shtatofc komuna e Prishtinës, prej komunës kemi pas ma shumë mbështetje e prej ministrisë ma pak, po tash ma mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat