Rama: Sivjet 30 për qind më shumë turistë në kryeqytet krahasuar me vitin e kaluar

Lajme

Rama: Sivjet 30 për qind më shumë turistë në kryeqytet krahasuar me vitin e kaluar

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:32
Përparim Rama

Këtë vit 30 për qind më shumë turistë kanë vizituar Prishtinën në krahasim me vitin e kaluar, sipas Unionit të Turizmit të Kosovës.

Këtë të dhënë e ka publikuar të enjten në Facebook i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili ka thënë se e vërteton faktin se “Prishtina jonë ka shumë për të ofruar”.

“Prishtina gjithmonë e më shumë po bëhet atraksion turistik dhe qendër kulturore e festivaleve, ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme”, ka shkruar tutje Rama.

Ai ka thënë se restaurimi i Sahat Kullës, përfundimi i restaurimit të Xhamisë së Gurit (Çarshisë), arkitektura e veçantë e xhamive Jashar Pasha dhe Mehmet Fatih, Muzeu Etnologjik, historitë e tyre, e bëjnë rrugën “Ibrahim Lutfiu” të duket një zonë vërtet atraktive për turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat