Ka vdekur profesori universitar Shefki Sejdiu

Lajme

Ka vdekur profesori universitar Shefki Sejdiu

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:29
I ndjeri Shefki Sejdiu

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare profesori universitar Shefki Sejdiu.

Prof.dr. Shefki Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Lajmin për vdekjen e prof. Shefki Sejdiut e kanë dhënë familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Profesor Shefki Sejdiu ishte profesor në Degën e gjuhës dhe letërsisë franceze në Universitetin e Prishtinës, ku ka ligjëruar Historinë e gjuhës frënge me frëngjishte të vjetër, dhe Gjuhë latine.

Po ashtu, profesor Sejdiu ka edukuar breza të tërë duke dhënë mësim në rrethinën e Kumanovës, në Gjimnazin e Podujevës si dhe në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Profesori Sejdiu ka qenë pjesë e disa asociacioneve shkencore ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat