Lajçak: Samiti i Procesit të Belinit, mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor

Lajme

Lajçak: Samiti i Procesit të Belinit, mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 23:52
Samiti i Procesit të Belinit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pwr Samitin e Procesit të Berlinit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se ky samit ishte mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin rajonal më të ngushtë dhe gjithëpërfshirës midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Samiti i sotëm i Procesit të Belinit, ishte një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin më të ngushtë dhe gjithëpërfshirës rajonal midis BB6. Po ashtu për të forcuar angazhimin për të ardhmen e tyre, si dhe për të diskutuar çështje urgjente, përfshirë energjinë”, tha Lajçak.

Lëvizja e lirë me letërnjoftime, njohja e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve dentistëve dhe arkitektëve, janë tri marrëveshjet të cilat janë nënshkruar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Këto marrëveshje hyjnë në fuqi pas kryerjes së procedurave të brendshme të ratifikimit në secilin nga gjashtë shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat