Vazhdojnë çmimet marramendëse në Shqipëri/ Në Ksamil një peshk kushton hiq më pak se 64 euro

Lajme

Vazhdojnë çmimet marramendëse në Shqipëri/ Në Ksamil një peshk kushton hiq më pak se 64 euro

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 22:51
Fatura

Çmimet në restaurantet në jug të Shqipërisë po vazhdojnë të shkaktojnë indinjatë të thellë tek pushuesit, pasi që të njëjtat kanë pësuar një rritje të madhe.

I fundit që e ka denoncuar një rast të tillë, është një pushues nga Ohri i Maqedonisë.

Ai ka publikuar faturën, ku në një restaurant në Ksamil të Shqipërisë, një peshk ka kushtuar 7 mijë e 500 lekë, pra hiç më pak se 64 euro.

Ai në mediat shqiptare madje ka thënë se në menu, ky peshk kushtonte 1200 lekë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat