Vuçiq i frikësuar/ Flet për armatosjen e Kosovës nga Britania – ja mesazhi i tij

Lajme

Vuçiq i frikësuar/ Flet për armatosjen e Kosovës nga Britania – ja mesazhi i tij

Nga: M.H. Më: 17 prill 2022 Në ora: 23:07
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur gjatë një interviste për të gjitha temat aktuale.

Duke folur në emisionin “Hit Tweet”, presidenti Vuçiq ka komentuar armatosjen e Prishtinës.

Ai në lidhje me armatimin e Prishtinës u shpreh se askush nuk ka të drejtë të armatosë Prishtinën.

"Është e rëndësishme të jesh racional dhe i përgjegjshëm për të mos hyrë në konflikte. Askush nuk ka të drejtë të armatosë Prishtinën”, u shpreh ai.

Presidenti Vuçiq më pas përmendi të gjitha nenet e Rezolutës 1244 sipas të cilave ata nuk kanë të drejtë të armatosin Prishtinën.

Marrëveshja ushtarako-teknike nga Kumanova nënkupton vetëm një forcë ushtarake në Kosovë, KFOR-in".

Jo vetëm britanikët po i armatosin, por edhe amerikanët, turqit po trajnojnë pilotë për aeroplanë një ditë... Britania po shkel Rezolutën 1244 duke armatos Prishtinën me raketa të rrezikshme antitank”.

Presidenti ka shtuar se Serbia është duke përgatitur armë mbrojtëse, shkruan Kurir.rs, përcjell “Bota sot”.

"Mund të them me krenari se Serbia respekton parimet dhe moralin ndërkombëtar. Dhe sa i përket armëve, ne blejmë armë mbrojtëse, për të cilat ata thoshin se ishin armë të vjetra kineze. Dhe më pas ata e kuptojnë se ato nuk janë armë as të vjetra dhe se janë shumë efektive. Ndryshe nga viti 1999, ne tani jemi plotësisht të rrethuar nga NATO”, përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat