Vuçiq: Rrenë se do ta sulmojmë Kosovën, amerikanët e dinë çfarë u kam premtuar

Lajme

Vuçiq: Rrenë se do ta sulmojmë Kosovën, amerikanët e dinë çfarë u kam premtuar

Më: 12 mars 2022 Në ora: 22:48
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar pohimet se vendi i tij mund të bëjë ndërhyrje në Kosovë.

“Vetëm rrena po flasin politikanët në Prishtinë që Serbia do ta sulmojë Kosovën. Ka sulme të orkestruara ndaj Serbisë nga disa qendra rajonale kinse ne jemi ata që po ua mbajmë anën. Amerikanët dhe të tjerët e dinë çfarë ju kam premtuar se “unë do ta ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur Vuçiq për TV Prva.

Më tej ai ka thënë se biseda me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock të premten në Beograd ishte “shumë e zorshme dhe serioze”.

“Nuk mund të jap detaje nga kjo bisedë, por nga ky takim unë mund ta shkruaj një libër”.

Derisa Baerbock gjatë konferencës se përbashkët me Vuçiq tha se “Serbia duhet t’i kthehet dialogut me Kosovën pas zgjedhjeve të 3 prillit që të ecet para me marrëveshjen gjithëpërfshirëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat