Rreth 75 mijë kg mish u konfiskuan gjatë vitit 2021

Lajme

Rreth 75 mijë kg mish u konfiskuan gjatë vitit 2021

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 17:39
Ilustrim

Rreth 75 mijë kg mish dhe nën produkte të mishit janë asgjësuar gjatë këtij viti nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kjo, pasi nga inspektorët është vlerësuar që mishi nuk i plotësonte kushtet ligjore për konsum.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë vitit 2021 ka asgjësuar 74,907 kg mish dhe nënprodukte mishi. Në secilin rast kur nga inspektorët është vlerësuar se mishi apo nënproduktet e mishit nuk i plotësojnë kushtet ligjore për konsum, fillimisht është ndaluar për qarkullim dhe pastaj ka pasuar asgjësimi”, njoftoi ai.

Prej tyre, Thaçi tha se edhe për shkak të numrit më të madh të bizneseve prin komuna e Prishtinës.

Ndërsa vetëm në këtë vit 105 raste janë dërgu në gjykatë.

“Për shkak edhe të numrit më të madh të bizneseve prinë regjioni i Prishtinës. Në 105 raste, AUV ka iniciuar fletëparaqitje për gjykatë”, tregoi ai.

Nga kjo agjenci thonë se vazhdimisht punojnë në mënyrë që të ketë siguri në ushqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat