289 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Lajme

289 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 289 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.

11 persona u arrestuan, gjashtë persona u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar një mijë e 318 tiketa trafiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat