Emocionuese: Bekim Jashari këndon në dasmë këngën që e këndonte Hamëz Jashari

Lajme

Emocionuese: Bekim Jashari këndon në dasmë këngën që e këndonte Hamëz Jashari

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:43
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari ka emocionuar dasmorët në një dasmë në fshatin e dajve të tij, në Llaushë të Skënderajt, kur ka nisur të këndojë këngën që dikur e këndonte babai i tij, heroi Hamëz Jashari.

Në një video, ai shihet duke knëduar për Zhujë Selmanin bashkë me rapsodët në një odë të këtij fshati.

Jashari, siç shihet në video ka emocionuar edhe të pranishmit gjatë kohës sa këndonë në odën përplot mysafirë.

Ai edhe në raste të tjera është parë duke kënduar ngjashëm siç ka kënduar dikur babai i tij Hamza, audio incizimi i të cilit është publikuar më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat