Musliu publikon pamje të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Drenicë

Lajme

Musliu publikon pamje të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Drenicë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:32
Drenicë

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka shprehur keqardhje për bujqit nga dëmet e sjella nga reshjet e shiut dhe breshri në rajonin e Drenicës.

Musliu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka publikuar disa fotografi në të cilat shihen dëmet e shkaktuara bujqësore në këtë zonë.

Deputetja e PDK’së ka kërkuar kompensimin e dëmeve bujqësore nga Qeveria e Kosovës ndaj bujqve.

“Duke ndjerë keqardhje për djersen e bujqëve punëtorë, uroj që Qeveria e Kosovës të ju dal sa më parë në ndihmë  dhe të sanoj dëmet e shkaktuara nga breshëri”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i saj:

Me Zotin nuk mund të shtyhemi dhe vetëm si ka thënë ai se ndryshe nuk bëhet.

Nga stuhija dhe bresheri dje dhe sot u damtuan shumë kultura bujqësore.

Duke ndjerë keqardhje për djersen e bujqëve punëtorë, uroj që Qeveria e Kosovës të ju dal sa më parë në ndihmë dhe të sanojë dëmet e shkaktuara nga breshëri. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat