Pajtohen dy familjet e biznesmenëve që u gjuajtën me armë në Mitrovicë

Lajme

Pajtohen dy familjet e biznesmenëve që u gjuajtën me armë në Mitrovicë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:26
Policia

Pas shqetësimit që u shkaktua mbrëmë nga përleshja me armë nga dy familje, njëra nga to ka kërkuar falje për atë se çfarë ka ndodhur.

Bëhet fjalë për familjen Tahiri, ku një familjar i tyre, Xhevdet Tahirika kërkuar falje për ndodhinë e mbrëmshme dhe ka njoftuar se kanë shtrirë dorën e pajtimit.

Ngjarja e mbrëmbshme kishe ndodhur në Shipol, ku lajmin për Gazetën Express e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Shkrimi i plotë i Xhevdet Tahirit:

“Përshëndetje.

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës.

Familja Tahiri kërkon falje për shqetësimin e mbrëmshëm  që ka ndodhur në lagjen Shipol të qytetit të Mitrovicës.

Sot Familja Tahiri për hatër të Zotit, familjes, shoqërisë,  të gjitha institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, e shtruam dorën e pajtimit me familjen Habibaj.

Kërkojmë nga mediat që të mos egzagjërohen situatat e tilla.

Me rrespekt Familja Tahiri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat