Dy të rinj, valvisin flamurin shqiptar në Mitrovicë, arrestohen nga Policia

Lajme

Dy të rinj, valvisin flamurin shqiptar në Mitrovicë, arrestohen nga Policia

Nga: F.B Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:55
Pamje nga video

Dy të rinj shqiptar H. T. (26) dhe R. C. (25) janë ndaluar nga policia e Kosovës për evituar një incident më të rëndë, duke drejtuar veturën e tyre në veri të Mitrovicës kanë shpalosur dhe valëvitur flamurin shqiptar, ka njoftuar “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Ky sipas gazetës serbe është provokim më i ri i shënuar në veri të Mitrovicës.

Ky incident ka ndodhë vetëm pak ditë pas sulmit dhe goditjeve ndaj dy të rinjve serb që ishin ulur në një kafiteri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut togeri Branislav Radoviç konfirmoi incidentin dhe ngjarjen e tij.

“Dy persona të nacionalitetit shqiptar njëri nga Çabra e tjetri nga Mitrovica duke ngarë veturën “opel-corsa” rreth mesnatës kur ishte e ndaluar qarkullimi, kanë shpalos një flamur shqiptar dhe kanë bërë xhiro në veri të Mitrovicës. Ata kanë hyrë edhe në Qendrën Klinike spitalore. Policia ka vërejtur veturën dhe pas paraqitjes nga qytetarët ajo është ndaluar në rrugë drejtë Suhodollit dhe ndaj tyre është ngritur fletëparaqitje penale për lëvizje në kohën e ndaluar për lëvizje”, tha ai.

“Kurir” shkruan se me 10 prill janë sulmuar me shishe dy të rinj serb në bashqe të një lokali, ku ata pësuan lëndime të lehta, ndërsa sulmuesit ikën në jug të qytetit dhe ende nuk janë ndaluar.

Po ashtu përmendet rrahja e një të riu në Graçanicë nga tre persona të nacionalitetit shqiptar, që pas marrjes në pyetje janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat