"Do të largojmë Rusinë nga Serbia dhe nga ...”, avokati shqiptar zbulon mesazhin e bisedës Merkel-Biden, ja çka do të ndodhë me shqiptarët

Lajme

"Do të largojmë Rusinë nga Serbia dhe nga ...”, avokati shqiptar zbulon mesazhin e bisedës Merkel-Biden, ja çka do të ndodhë me shqiptarët

Nga: A.Zh Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:36
Angela Merkel dhe Joe Biden

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se Shqipëria ndodhet në pragun e pastrimit të madh ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai ka thënë se kjo u pa nga biseda mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel, që u zhvillua ditë më parë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, mesazhi i Bidenit dhe Merkelit ishte që do të “largojnë Rusinë nga Serbia dhe nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

Nëse të korruptuarit e lartë të politikës shqiptare, të gjithë me rekorde kriminale, do të kandidojnë në zgjedhjet e këtij prilli; krimi i organizuar fiton pushtet të ri politik, dhe reforma anti-korrupsion rrezikohet.

Por, me këtë rast duhet thënë se, po të ndodhë kjo, politika amerikane dështon përpara vështrimit shpresëdhënës që vetë ajo ua ka ofruar shqiptarëve.

A ka mundësi të dështojë kjo politikë në Tiranë, kur dihet se ajo mbështetet tek e vërteta dhe kur dihet gjithashtu se tani gjithçka është e provuar?

l.

Na duhet të theksojmë me kast se, në këtë luftë anti-korrupsion në Shqipëri, gjithçka, forcën e vet e merr tek e vërteta.

Që nga Sokrati, e deri në ditët e sotme, ideja themelore është kjo: a clear knowledge of the truth is essential for the right control of life - njohja e pastër e të vërtetës është thelbësore për kontrollin e drejtë të jetës.

E pra, në funksion të së vërtetës si kontroll i saktë për gjithçka, a mund të dështojë politika amerikane në Shqipëri, në një moment moral si ky?

Dështimi i politikës amerikane në luftën anti-korrupsion në Shqipëri, as që mund të mendohet, sepse ajo është e sigurt te e vërteta e faktuar me provat ligjore që po disponon, për të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

Sot, të korruptuarit e pushtetshëm i ka mundur përfundimisht e vërteta. Ata kanë bllokuar zhvillimin normal të Shqipërisë; dhe ky është tani një fakt historik.

ll.

Atëherë, si do të precipitojnë ngjarjet politike gjatë kësaj periudhe parazgjedhore në Shqipëri?

A do të fillojë "ofensiva" ligjore për penalizmin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Ofensiva sigurisht që do të fillojë.

Pas fillimit të kësaj ofensive, që kuptohet se është një gjë e sigurt, sa do të janë krerët e eliminuar të të dy partive të mëdha dhe të LSI-së?

Mbas eliminimit të klikës politike të korruptuar, që nuk është numër i vogël, si do të operohet me lidershipet e partive të mëdha, të cilat, pa krerët aktualë, iu duhen zëvendësime kongresuale?

Për faktin që do të duhen ribërë kongrese apo lloje te tjera zgjidhjesh për lidershipet e partive të mëdha, çfarë do të bëhet me datën e zgjedhjeve?

Për këtë shkak, a do të duhet të shtyhet data e zgjedhjeve?

lll.

Këto janë pyetjet racionale që, si rrjedhim logjik, ngrihen për këtë kohë që po vjen. Në tërësinë e tyre, këto pyetje e kanë përgjigjen brenda. Por, ajo që na duhet të sjellim këtu si sqarim logjik, është kjo dilemë: a jemi të sigurt ne që në këtë kohë do të fillojë me hap të sigurt hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?

Ne ndërkohë i kemi të gjitha ligjet e reformës anti-korrupsion, të cilat kanë dalë mes forcës së politikës amerikane, prandaj hetimin e korrupsionit të lartë shtetëror e shohim si një proces të sigurt. Tani në Shqipëri është i krijuar sistemi juridik anti-korrupsion; sepse korrupsioni i lartë shtetëror nuk mund të luftohet pa një sistem juridik adekuat.

Po politikisht, çfarë po ka në favor reforma anti-korrupsion në Shqipëri?

Këtu duhet të sjellim tani provën e re të politikës amerikano-gjermane, e cila doli këto ditë nga biseda Biden-Merkel, për Ballkanin Perëndimor.

Cila ishte kjo?

Të dy krerët e lartë të politikës perëndimore u shprehen qartë këto ditë në bisedën e tyre kur thanë: "do largojmë Rusinë nga Serbia dhe nga i gjithë Ballkani Perëndimor". Por, pikërisht për këtë, brenda këtij qëllimi, qëndron edhe lufta kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri, sepse dihet tani që korrupsioni shqiptar mbështetjen politike e ka në Moskë.

lV.

Përfundimisht, duke i sjellë në arsyetimin tonë të gjitha argumentet që trajtuam më lart, duke parë realisht dhe të gjitha shenjat dhe ndërhyrjet që po bën përditë politika amerikane në lidhje me anti-korrupsionin, shkojmë te bindja që, personat që janë me rekorde kriminale dhe të korruptuarit, nuk do të kenë mundësi ligjore që të mund të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e prillit të këtij viti.

Për këtë rast, na duhet të theksojmë gjithashtu se: të gjjthë personat e korruptuar janë të identifikuar me provat e ardhura nga shërbimet speciale, në dosje të veçanta,

Kjo mendoj se është edhe përgjigjja e saktë e pyetjeve të ngritura përgjatë këtej punimi të shkurtër.

Atëherë, na duhet të konkludojmë se: Shqipëria po ndodhet në pragun e pastrimit të madh ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat