Instituti nga Kosova bëhet pjesë e nismës në mbrojtjen të autonomisë së Hong Kongut

Lajme

Instituti nga Kosova bëhet pjesë e nismës në mbrojtjen të autonomisë së Hong Kongut

Më: 29 maj 2020 Në ora: 23:16
Foto

Një institut nga Kosova i është bashkuar një nisme ndërkombëtare, nga parti e organizata nga e mbarë bota, që kundërshtojnë masat e ndërmarra nga Kina mbi Hong Kongun.

Instituti për Liri dhe Drejtësi përmes një komunikata për shtyp ka njoftuar se është bërë pjesë e kësaj nisme kanë bërë thirrje nga institucionet e vendit që të reagojnë dhe nënshkruajnë këtë peticion.

Komunikata e plotë:

Pas suprimimit të dhunshëm të autonomisë së Hong Kong-ut nga Kina komuniste, një koalicion ndërkombëtar ndër-partiak me mbi 600 parlamentarë dhe politikbërës nga mbi 30 vende këtë javë lëshoi një deklaratë duke dënuar “prezantimin e njëanshëm nga Pekini të legjislacionit të sigurisë kombëtare në Hong Kong,” dhe duke bërë thirrje për qeveritë për t’u bashkuar kundër kësaj “shkeljeje flagrante të Deklaratës së Përbashkët Sino-Britanike “.

Instituti për Liri dhe Drejtësi me kënaqësi ju njofton se Kryetari i ILD, z. Senton Kaçaniku, është pjesë e këtij koalicioni dhe bashkë-nënshkrues i deklaratës së udhëhequr nga ish-Guvernatori i Hong Kong-ut, Lord Patten, pjesë e të cilit janë shumë Senatorë dhe Kongresmenë Amerikanë, parlamentarë dhe figura me ndikim nga demokracitë e zhvilluara.

Kryetari i Institutit, z. Senton Kaçaniku deklaroi: “duke ju bashkëngjitur miqve tanë nga Kongresi Amerikan, ishte nder dhe obligim imi që në emër të ILD ta dënoj agresionin komunist Kinez në Hong Kong dhe suprimimin e autonomisë së Hong Kong-ut. ILD beson se liria është e drejtë e patjetërsueshme e secilës qenie njerëzore, dhe demokracia është parakusht për zhvillimin e natyrshëm njerëzor.

Ne si Institut dënojmë ashpër agresionin e Partisë Komuniste Kineze dhe mbështesim popullin e Hong Kong-ut në përpjekjet e tij për liri dhe drejtësi. U bëj thirrje Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, Ministrave dhe Deputetëve të Kosovës që të na bashkëngjiten në këtë deklaratë dhe të shprehin solidaritet me popullin e Hong Kong-ut, në veçanti duke pasur parasysh historinë tonë të dhimbshme që sot po përsëritet në skajin tjetër të botës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat