Në edicionin e pestë kulturor në fshatin Uqë të Istogut solemnisht u kremtua “Dita e Plisit”

Kultura

Në edicionin e pestë kulturor në fshatin Uqë të Istogut solemnisht u kremtua “Dita e Plisit”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:49
Nga manifestimi i kremtimit të edicionit të katërt të “Ditës së Plisit” në fshatin Uqë të Istogut

Ditën e shtunë në pranin e shumë dashamireve të kulturës nga Kosova, Shqipëri, diaspora dhe trojet tjera shqiptare - në kullën e Daut Feratit në fshati Uqë të komunës së Istogut u mbajte edicioni i pestë qendror kushtua “Ditës së Plisit”, ku për të pranishmit u paraqiten shumë kumtesa shkencore, barsoleta, anekdota popullore, u recituan poezi, u kënduan këngë popullore dhe u shfaq një program i pasur kulturo- artistik kushtua kësaj dite. Në kumtesat e shumta kushtua këtij manifestimi kulturo ne mes tjerash u tha:” Plisi është, simboli  kryesor i identitetit kombëtar, i cili ka zgjuar kërshërinë dhe interesimin e studiuesve tanë dhe të huaj, për të qëmtuar në historinë e tij të stërlashtë, me rrënjë deri tek pellazgjishtja e më larg. E bardha ka origjinën të ndriçimi hyjnor. Kjo është ngjyra jonë kombëtare, që parimisht dominon në veshjet tona, por mbuluesen e kokës, Plisi, përherë ka mbetur me ngjyrë të bardhë. Për të janë thurur dhe kënduar këngë e legjenda, janë shkruar poezi e tregime, janë mbajtur simpoziume e janë zhvilluar debate. Mirëpo, kësaj teme, më seriozisht iu kanë rrekur studiuesit dhe  krijuesit  e vyeshëm dhe të mirënjohur klinas, Ismet Krasniqi-Lala dhe Prend Buzhala, duke organizuar manifestime kushtua  “Ditës së Plisit - një manifestim gjithëkombëtar, që, pa dyshim, po lë gjurmë krenarie në sfondin e përgjithshëm të trashëgimisë sonë kombëtare. Dhe, aq më mirë, kur të gjitha ato materiale po grumbullohen, po sistemohen dhe po publikohen në një libër, duke ia shtuar vlerën Plisit, edhe traditës sonë, kombëtare, etnografisë dhe historisë në  përgjithësi.

Programi qe i larmishëm, me muzikë, recitime, kumtesa, anekdota, por edhe mysafirët ishin të veçantë e këtij edicioni në të cilin kishte përfaqësues të kulturës dhe trashëgimisë kulturore nga të gjitha trojet etnike shqiptare, si dhe poeteshat shqiptare, që për të tridhjetë e pestën herë u tubuan në Vushtrrinë e Hasan Prishtinës. Kështu që, ato materiale, pas një punë të zellshme me akribi fanatiku, nga autorët Ismet Krasnqi e Prend Buzhala, lexueseve shqiptarë kudo që janë po ju afrohen vëllimi i katërt, i edicionit, me titullin e njëjtë “Dita e Plisit”. Pra, siç u tha edhe më lart, libri në vete ngërthen materiale të shumta e të larmishme, me një tematikë të përbashkët, mbështetur në tabanin kombëtar.                                      

Image
Librit me titullin “Dita e Plisit” e shkruar nga autoret e vyeshëm Prend Buzhala dhe Ismet Krasniqi- me vlera kombëtare

 

Plisi - shenjë e autoktonisë etnike shqiptare

Mbarështimi i lëndës është bërë sipas një strukturimi konvencional, duke u ndarë në kapituj e nënkapituj, gjë që e lehtëson komunikimin me lexuesin. Materialet janë organizuar në  kumtesa kështu trajtës për plisin, mbresa fjalësh përshëndetëse, portrete, analiza veprash, poezi dhe këngë kushtua plisit. Në kumtesat e lexuara, para mysafirëve të shumtë, të cilëve  vezullonin plisat e bardhë në kokat e tyre, në kullën e besës  dhe të trimërisë, që dikur, me urtësinë e vet ua kalonte edhe parlamenteve evropiane, u trajtuan e u shoshitën deri në imtësi, tema interesante që lidhen me Plisin dhe koloritin e tij shumëdimensional nëpër epokat e ndryshme historike. Gjallimi i tij përballë sfidave të jetës tregon më së miri ekzistencën e etnisë sonë në trojet tona stërgjyshore, me rrënjë të thella nën shkëmbinjtë stallorë. Bardhësia e plisit të bardh i mundi errësirën e natës pesëqind vjeçare të pushtuesve shekullor aziatikë e më vonë atë të serbeve dhe të tjerëve.  Gjithmonë plisi është konsideruar dhe konsiderohet edhe sot shenjë e autoktonisë etnike shqiptare. Kjo shenjë e identitetit shqiptar, ka rrënjë të moçme, mu si lashtësia e qenies së tij në gjuhë, trashëgimi e kulturës. Plisi shënjonte krenarinë e shqiptarit, kudo që gjendej jashtë shtëpisë së tyre”, - konstaton në kumtesat tyre Prend Buzhala, Muhamet Rugova,  Zenun Damon Lilën,  prof. dr. Masar Rizvanolli dhe të tjerët. Është me rëndësi që edhe vetë shqiptarët në Luftën e Kosovës kishin bartur. Ndërkaq, Berat Luzha në kumtesën e tij  para të pranishmeve të këtij manifestimi  iu kushtua “Odes e mysafirëve-monument etnografik dhe institucion i trashëgimisë kulturore”, ku flet për rëndësinë e këtij institucioni, ku me sukses është ruajtur qenia jonë kombëtare.

Image
Një foto nga Amerika e largët para kremtimit të “Ditës së Plisit”

Libri - “Dita e Plisit e shkruar nga autoret Buzhala dhe Krasniqi  me vlera kombëtare

Mos të harrojmë se edhe sot e ka një odë të tillë në vendlindje. dr. Mehmet Rukiqi  simbolikë me rëndësinë etnografike të  plisit dhe të figurës historike të Azem Galicës.. Kapitulli i dytë i librit që u shqyrtua  në  edicionin kushtua “Dites së Plisit”, përmban reportazhe, mbresa dhe fjalë përshëndetëse, të cilat, gjithashtu, paraqesin një pasuri shkrimore etnografike historike  për Plisin dhe vlerat e tij kombëtare. Që në fillim  Prend Buzhalën me shkrimin kushtua ”Plisi të bardhë”, ai Flamur shpirti”, kushtuar Haxhi Sylë Delisë  nga fshati Zhebeli të Gjakovës, i cili kaloi nëpër kalavaret e jetës zezonë, deri edhe përjetues i luftës së fundit të UÇK-së, por kurrë nuk u dorëzua. Ndërkaq, kryetari i Shoqatës mbarëkombëtare Agron Gjedia, i cili me sukses organizon “Festën e Plisit të Bardhë” u nderua me titullin “Hasan Prishtina”, në fund të përshëndetjes, u shpreh së  kjo ditë  të cilën e kremtuam bashke në fshatin Uqë të Istogut mbetet për t’u shënuar në kujtesë ndryshe nga ditët e tjera”. Në këtë kapitull janë përfshirë edhe shumë reportazhe e lajme kulturore të portaleve e të gazetave të ndryshme, të cilat në mënyrë përmbledhëse i dhanë këtij manifestimi një atmosferën madhështore të asaj dite me përmasa kombëtare. Pos këtyre që u thanë, aty gjejmë edhe fjalët e mysafirëve: Rifat Jashari, Ndua Sana, përfaqësues i shoqatës “Dukagjini” nga Shkodra, Prel Milani, këngëtarët, Tahir Seferi nga Shkupi e Nazmi Hajdari nga Ferizaji, përfaqësuesi e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi e të tjera. Plisi është gjurma më e lashtë që e tejkalon vjetërsinë prej më shumë së tetëmijë vitesh, që kur ka filluar të kultivohet e mbarështohet delja nga njeriu”. Kjo pjesë përmbyllet me falënderim, mirënjohje, prozë poetike e të tjera. Kapitulli i parafundit “Poezi e këngës për plisin” paraqet një aktivitet të veçantë poetik- letrar.  Këtu, me krijimet e tyre, paratë pranishmeve u paraqiten shkrimtaret dhe poetet tonë nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare dhe diaspora. Pra libri  libër i botuar me titullin “Dita e Plisit e shkruar nga autoret e mirënjohur  të botës shqiptare Prend Buzhalal dhe Ismet Krasniqi –Lala është një libër me vlera të mëdha kombëtare, i nevojshëm për bibliotekat tona personale e shtetërore, për të rinj  dhe për të moshuar, sepse, në të gjejmë informacione të mjaftueshme për simbolin tonë të stërlashtë kombëtar...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat