Kori "Siparantum" i qytetit të Pejës vazhdon me koncertet ndërkombëtare

Kultura

Kori "Siparantum" i qytetit të Pejës vazhdon me koncertet ndërkombëtare

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 13:28
Kori "Siparantum"

Kori "Siparantum" i qytetit të Pejës vazhdon me koncertet ndërkombëtare.

Kori i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e tre koncerteve të rëndësishme korale që do të mbahen në Zagreb, Kroaci nga data 9-11 qershor 2018.

Kori do të jetë pjesë e koncerttit “7. me?unarodnog memorijala Emil Cossetto 2018” që  mbahet me 9 qershor 2018, në sallën e njohur “Hrvatski Glazbeni Zavod”.  Në këtë program, kori Siparantum do të paraqitet në mesin e gjashtë koreve të njohura kroate.

Koncerti i dytë për neve mbahet me 10 qershor në “Mimara Museum” – Zagreb, në organizim të Universitetit të Zagrebit - Universitas Cantat dhe korit “Emil Cossetto”.  

“Po vazhdon të ruhet dhe zhvillohet bashkëpunimi ynë i sinqertë me dirigjentin e njohur maestro Josip Degl’ Ivellio me të cilin tash e tre vite kemi bashkëpunime të panderprera, dhe ja që rezultatet nuk po mungojnë”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit

Përpos këtyre dy koncerteve të rëndësishme kori do të jetë  pjesëmarrës në aktivitetin kulturor

(Dan nacionalnih manjina grada Zagreba - Dita e pakicave kombëtare të Zagrebit) që mbahet në parkun Parkun Zrinjevac me datë 09.06.2018. në ora 18:00 me ç’rast do të bëhet hapja solemne, që fillon me shqiptarët dhe do të përfaqësohet me korin " SIPARANTUM CHOIR" nga Peja.

Në program do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë.

Kujtojmë se kori Siparantum muajin e kaluar ka qenë pjesë e festivalit të koreve botërore “Nanxy Voix Du Monde” që është mbajtur në Nancy të Francës, me ç’rast Kosova është paraqitur për here të pare në këtë festival.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat