“Shirli Valentina”, një komedi britanike në Teatër

Kultura

“Shirli Valentina”, një komedi britanike në Teatër

Më: 19 maj 2018 Në ora: 20:22
“Shirli Valentina”

Nuk është asnjëherë vonë për të ndjekur ëndrrat. Këtë mesazh përçon komedia britanike “Shirli Valentina”, një shfaqje që ka rikthyer për të 15-n herë në skenën e Teatrit Kombëtar aktoren Olta Daku me lojën e saj brilante, një lojë që ka mbushur sallën sa herë ka dalë ajo.

Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Olta Daku në ‘Shirli Valentina’, mishëron humorin e ngrohtësinë e një bashkëshorteje, vrullin dhe kurajon e një gruaje, me sarkazmën e autoironine e natyrshme, një mesogrua shtëpiake, e cila zbulon veten dhe ato ?farë i kanë munguar më shumë gjatë një vizite për pushime në Greqi.

E shkruar në vitin 1986 pjesa vjen aktuale sikur mos të kishin kaluar 3 dekada që nga krijimi i saj.

Nën regjinë e Driada Dervishit, “Shirli Valentina” do të shfaqet të shtunën dhe të dielën në skenën e Teatrit Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat