Gashi: Kinematografia e vendit tonë shembull i suksesit - Bota Sot
Gashi: Kinematografia e vendit tonë shembull i suksesit

Kultura

E martë, 22 maj 2018

Gashi: Kinematografia e vendit tonë shembull i suksesit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 11:45
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, vizitoi pavijonin e Kosovës në Kanë, ku u prit nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku dhe kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Ilir Butka.

Të dy drejtorët e njoftuan ministrin për rrjedhën e punëve në Festivalin e Kanës dhe prezantimin e kinematografisë së Kosovës dhe Shqipërisë që po bëhet në tregun më të madh të filmit në botë.

Sipas një komunikate, ministri Gashi zhvilloi edhe disa takime me udhëheqës të pavijoneve të vendeve të ndryshme e në theks të veçantë, takoi drejtorin e Fondit Izraelit të Filmit, Katriel Schorry, të cilin e falënderoi për ndihmën e veçantë që i ka bërë kinematografisë së Kosovës.

Ministri takoi edhe përfaqësuesit e pavijonit të Turqisë ku takoi edhe artistët turq të cilët i inkurajoi të bashkëpunojnë edhe me shumë me Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test