Vuajtja nuk ndahet

Kultura

Vuajtja nuk ndahet

Nga: Jan Kosova Më: 12 maj 2018 Në ora: 06:13
Jan Kosova

Unë asnjëherë nuk e kam ndarë  gëzimin me Ty
Mirëpo unë edhe për Ty shumë herë jam gëzuar
E  çdo herë kur kemi festuar së bashku ne të dy
Gëzimi ynë është rritur dhe nuk është zvogëluar

Unë asnjëherë nuk  kam ndarë dhimbjen me Ty
Edhe kur ndamë dhimbjen, ajo nuk është shuar
Por kur i kemi bashkuar dhimbjet tona ne të dy
Dhimbja është rritur por më lehtë është kaluar

Unë asnjëherë nuk kam ndarë vuajtjen  me Ty
Edhe nëse vuajtjen e shpirtit e kemi bashkuar
Ishte më e lehtë kur vuajtëm së bashku të dy
Por vuajtja e shpirtit tim  nuk është zvogëluar

Unë asnjëherë nuk kam ndarë dashurinë me Ty
Se ndarje në natyrë gjithëmonë është zvogëlim
Kurse prej se i kemi  bashkuar zemrat ne të dy
Është dyfishuar dashuria për Ty në shpirtin tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat