Në serialin e famshëm “Ray Donovan”, edhe ky aktor shqiptar

Kultura

Në serialin e famshëm “Ray Donovan”, edhe ky aktor shqiptar

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:39

Ekpit të serialit Ray Donovan i cili tashmë është gati për sezonin e gjashtë, i është bashkangjitur edhe shqiptari i njohur si Mason Alban.Këtë lajm e ka bërë të ditur vet aktori përmes rrjeteve sociale ku është shprehur i lumtur për këtë mundësi.

“I emocionuar të ju tregoj se do i bashkohem ekipit të serialit Ray Donovan për sezonin e ardhshëm. Pas 5 sezoneve të suksesshme në LosAngeles, tashme xhirimet do të bëhen në NewYork. Kam qenë një fans i këtij seriali për një kohë të gjatë dhe jam i lumtur që më është dhënë kjo mundësi”, ka njoftuar aktori në rrjetin e tij në Facebook.Ray Donovan është një serial i njohur në Amerikë pjesë e të cilit janë aktorët si Liev Schreiber, Jon Voight, Paula Malcomson, Katherine Moenning, Dash Mihok e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat