Gashi: Mbështetja financiare për sportin dhe sportistët realizim i politikave tona

Kultura

Gashi: Mbështetja financiare për sportin dhe sportistët realizim i politikave tona

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:09
Kujtim Gashi dhe Njomza Emini

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komitetin Paraolimpik të Kosovës.

Sipas këtij memorandumi, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, për realizimin e objektivave të tij për  vitin buxhetor 2018 mbështetet financiarisht me 25 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetarja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, Njomza Emini, u shprehën të kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi.

Ministri Gashi tha se “mbështetja financiare për sportin dhe sportistët në vend dhe bashkëpunimi për mundësimin dhe lehtësimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive nga ana e MKRS-së nuk do të ndalet”.  Ai po ashtu tha se “me nënshkrimin e këtyre memorandumeve dhe mbështetjes financiare për sportin dhe sportistët po realizohen politikat tona programore për sportin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat