Hotel “Ingliterra” ku u vra Esenini

Kultura

Hotel “Ingliterra” ku u vra Esenini

Nga: Visar Zhiti Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 19:12
Visar Zhiti

...njërrëké e kuqegjaku

zbret nëpër shkallë,

unë ngjitem në të kundërt të gjakut,

dua të arrij në zemrën e Eseninit.

 

Trokas në derën tragjike,

mbështes kryet aty.

Qan, dera, qan

me lotët e mi.

I kam ruajtur që kur isha gjimnazist,

nga Shqipëriai solla, gjë tjetër s’kisha. Miku ynë

 

kaçurrel, biond

sithekërishtja e vendlindjes sate,

vagabond si kënga e natës, edhe hënat deheshin

nga fishkëllima jote,

qershia e qiellit shkundej, tej ndalnin dallgët

dhe kuajt e qentë dhe kuptoheshin me njerëzit,

se po këndoje ti.

Njëra nga hënat bëhej krehër për flokët e stinës,

por ti më shteknaveshikoje si skuqnin plagët

e Krishtit, shiu rënkonte...

 

Të donte ty dhe nëna ime,

më kërkonte t’i lexoja atë poezinë tënde,

e ndiente si të sajën,

kur e pyesje: gjallë je ti... Je takuar

me nënën time, Serjozhka?

Se nënat dhe poetët janë bashkë në parajsë.

Përplasa kokën te dera jote. Vdekja

mori lotët e mi

dhe më dha mpirjen e drunjtë. Gjithë atë gjak

ia dhe poezisë,

dhe hotel “Ingliterra” është i kuqërremtë tani

dhe gratë e shërbimit flokët i kanë të kuq,

dhe netët e bardha kanë një diell tjetër të trembur,

prej gjaku,

dënes lumi Neva si venat e tua. Ti,

dhëndër tragjik ëndrrash.

Me gjak e ngjeve penën dhe shkrove

poezinë e lamtumirës,

vetëm dy strofa. E do gjakun tim për strofat e tjera,

Esenin i dashur?

Po ty të varën të vrarë... ah,

t’ia jap natës

hënëtronditur, që rreh si një zemër... Mërmëris

vargjet e tua, prapë, si dikur, si i burgosur

në qeli qiellore.

Falemnderit, më ke dhënë zemër, Vëlla i madh,

dhe tani jam unë më i madh se ti, më vjen turp,

që ike aq herët.

E pamundur të të përzinin. Ti ishe kudo, te grunoret

dhe kuajt e erës, te brigjet e trishtimit dhe zhgënjimet

si muret e dimrit, te takimet e dashurisë

me yjet që digjen në buzë, dhe çdo tetor e shmang

rrugën e vet që nga ajo ditë...

Këtu, këtu ti preve venat e poezisë sate,

me gjak poezie e mbushe atdheun,

që të donte të vrarë,

ishe bërë më i bukur nga ç’lejohej, i rrezikshëm

dhe i famshëm, engjëll

që të mbështollën me pelerinë demoni, ikonë

para topave të revolucionit, mbylle sytë prej biri,

Moti ulërinte për ty, gjithë ajo borë

për të fshirë si pambuk spitalesh

gjakun e poezisë,

e pamundur, ai kishte marrë udhët e botës. E mpiksi

i ftohti këtu, e mavijosi ngrica

si të ishte bronzi i statujave të tua të ardhshme,

jo, jo bronz heronjsh, por kristale qiellore, të pastra,

kur sapo ka zbardhur…

Do të kërkoj, dua të takohem me ty gjithandej,

të të falënderoj dua, por befas dera,

dera jote e fundit mbi tokë

përballë meje plasi si një kraharor dhe u ça gjithandej.

- Bir, thirra! Nga të çarat e derës buisën bisqe. U rritën

në çast dhe u bënë degë. Aleluja!

U bë Pylli yt dhe Shtegu yt, aleluja, Lumi dhe Flatra,

dhe Vetëtima që shkrep në Qiell Emrin Tënd…

Aleluja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat