Kërkimi pas fotografisë

Kultura

Kërkimi pas fotografisë

Nga: Haki Bunjaku Më: 13 maj 2017 Në ora: 13:55
Haki Bunjaku

Ku do ta gjej Gradivën

Fotografinë ia mbylli në kornizën e kohës

Vjetët ia lidhi nyje të mos pleqërohën

Të shpëtohet njomësia e rinisë

Bleni mbi vetull të majtë

Mjekrra në platonë e dorës

Fiqiret shprishin ardhmërinë

Në gjergjef me qëndisma

Portret malësorjeje që

 çmend të gjithë pikëtorët e

Naimi prapë tuberkuloz:

…do të shkrihem të venitem…

..Të ruhet Gradiva ime

Haj lazdrajka ime haj

Gradiva e Drenicës trime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat